Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fshatin Kuk të Dragasht pas vërshimeve si shkak si reshjeve të mëdha të shiut.
Duke theksuar se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, Kurti ka thënë se dëmet në infrastrukturë publike janë të mëdha.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se një komision po vlerëson, inspekton e analizon masën e dëmeve.
“Ishim në Komunën e Dragashit dhe fshatin Kuk. Vërshimet e djeshme nga reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe të infrastrukturës publike, për çka nevojitet ndërhyrje me prioritet. Megjithëkëtë, fatmirësisht nuk ka as të lënduar e as viktima. Me Komisionin vlerësues i cili po inspekton e analizon masën e dëmeve, po shohim se çfarë mund të riparojmë e rindërtojmë dhe të kontribuojmë nga niveli qendror”, ka deklaruar Kurti.
“Falënderoj institucionet e shtetit për angazhimin e deritanishëm dhe Kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladinin për mikprijten e tij sot dhe bashkëpunimin me ministrin Elbert Krasniqi. Qeveria është pranë komunës dhe qytetarëve, për të kaluar bashkë, sa më shpejt e sa më lehtë këtë situatë”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...