Kurti pas takimit me Plenkoviqin: Synimi i Kosovës është NATO dhe BE – kërkojmë përkrahjen e Kroacisë

12:24 | 15 Nëntor 2021
F.T

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Plenkoviq është pritur me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti, raporton arbresh.info.

Pas takimit dypalësh, ata i janë drejtuar mediave përmes një konference për media, ku kryeministri Kurti i ka uruar mirëseardhje homologut kroat dhe ka kërkuar që bashkëpunimi shtetëror të vazhdojë mes vendeve.

Kurti ka bërë të ditur se kanë folur për bashkëpunim ekonomik, ku ka thënë se shkëmbimi i përvojave është shumë i domosdoshëm për Kosovën.

“Synimi i Kosovës është i qartë që të bashkohet në NATO dhe të anëtarësohet në BE. Kroacia shembull i qartë”, ka thënë Kurti.

Mes tjerash, ai ka thënë se duhet të bëjmë progres në integrimin evropian dhe e mirëpresim bashkëpunimin dhe përkrahjen e Kroacisë.

“Krijimi i urave sa me të mira si për mërgatën që i kemi në shtetin kroat dhe qytetarët kroat që janë në Kosovë” , ka thënë mes tjerash Kurti.

Plenkoviq do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. /arbresh.info.

Kurti me ceremoni shtetërore pret homologun kroat

 

Shpërndaje në rrjete sociale