Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, ka folur për takimin me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në një shkrim në Twitter, Kurti tha se ndër të tjera është diskutuar për marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, perspektiven evropiane si dhe dialogun Kosovë-Serbi.
“Ne diskutuam për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe për takimet e kaluara dhe ato të ardhshme në kuadër të dialogut. U dakorduam për rëndësinë që ta sjellim perspektivën europiane më afër njerëzve dhe nuk alternativë tjetër për zgjerimin e BE-së pos anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti.
Ndërkaq Lajak, gjatë ditës ka takuar edhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Në një postim në Twitter, ka bërë të ditur që në këto takime të ndara kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...