Pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përcjellë një mesazh mbështetës për kombëtaren.
Përmes një postimi, Kurti ka theksuar rëndësinë e përballjes së sontme, duke e cilësuar si një moment të madh për futbollin kosovar dhe për rrugëtimin drejt ëndrrës së madhe, shkruan Arbresh.info.
“Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Drejt fitores, drejt Botërorit, drejt realizimit të ëndrrës”, ka shkruar Kurti.
Atmosfera në kryeqytet tashmë është elektrizuese, derisa tifozët kanë mbushur stadiumin dhe zonat përreth, në mbështetje të “Dardanëve” për këtë përballje të rëndësishme.
Ndeshja Kosovë–Turqi pritet të nisë në një atmosferë të zjarrtë, me synimin e qartë të përfaqësueses sonë për të vazhduar rrugëtimin drejt suksesit./Arbresh.info/
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...