Kurti: Pala serbe s’po e sjell listën e konsumatorëve të rrymës në veri

12:36 | 20 Korrik 2022
A Z

Kryeministri Albin Kurti, është deklaruar para mediave pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Kurti foli lidhur me procesin e zbatimit të marrëveshjes për energjinë në veri të Kosovës.

Kurtit theksoi se nuk mund të pritet që Qeveria e Kosovës të bëjë subvencionimin për energjinë e konsumuar në veri, e të papaguar atje në dimrin që vjen.

“Me çmimet të cilat ishin në dhjetor e janar të viti të kaluar të gjithë e kanë të qartë se s’mund të kemi përsëritje të së njëjtës në dimrin që vjen, por Brukseli e ka evidentuar që qasje destruktive e Serbisë është faktori e fajtori për moszbatimin e deritanishëm të udhërrëfyesit ashtu siç janë paraparë oraret”,deklaroi ai.

“Pra kishte një kalendar të limiteve kohore, që matej me ditë. ZRRE e kishte dy javë për të bërë licencimin e bëri brenda dy ditëve, e ata kishin një javë që të sjellin regjistrin e konsumatorëve nuk e bënë as sot e kësaj dite. Ne presim reagimin e Brukselit, por në situatën e njëjtë padyshim se s’mund të vazhdohet me mënyrat e vjetra. Ne jemi konstruktiv e të përkushtuar pro Beogradi është në anën e kundër të sjelljes sonë”,tha ai/arbresh.info/