Kurti: Paga minimale nga sot 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat

10:29 | 1 Korrik 2026
H.E

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nga sot paga minimale në vend është rritur në 500 euro, duke theksuar se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

Në një postim në Facebook, Kurti ka kujtuar se paga minimale në Kosovë kishte mbetur e pandryshuar për më shumë se një dekadë, që nga viti 2011, kur ishte 130 përkatësisht 170 euro, varësisht nga mosha.

Ai tha se gjatë qeverisjes së tij paga minimale është rritur disa herë: fillimisht në 250 euro, më pas në 350 euro, në 425 euro, ndërsa së fundi në 500 euro, duke e cilësuar këtë si një trefishim brenda më pak se pesë vjetësh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale