Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pabarazia të luftohet në fëmijërinë e hershme.
Ai ka folur për punët që i ka bërë qeveria për mbrojtjen e fëmijëve, duke përmendur shtesat ndaj fëmijëve dhe përkrahjen ndaj grave.
Kurti me rastin e publikimit të raportit të monitorimit “Karta e Vlerësimit” – Cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve, ka përmendur edhe projektet e tjera që kanë të bëjnë me fëmijët dhe gratë.
Donjeta Kelmendi, drejtoreshë ekzekutive e koalicionit të OJQ-ve theksoi se po lansohet e prezantohet edicioni e dytë e “Kartës së Vlerësimit” dhe raporti i monitorimit për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve në Kosovë.
“Qëllimi raportit është monitorimi i pavarur i shoqërisë civile për situatën e të drejtave të fëmijëve dhe mbulon fushat sikurse mirëqenien sociale, mbrojtjen e fëmijëve zhvillimin në fëmijërinë e hershme, arsimin, shëndetin dhe drejtësinë për të mitur”, tha ajo.
Ajo tutje shtoi se ky raport është mjet për të unifikuar qëndrimet për të unifikuar pikëpamjet mbi situatë e të drejtave të fëmijëve në vend./rtk
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun
Si e kanë ndryshuar Rusinë katër vjet luftë në Ukrainë
Horoskopi, 23 shkurt 2026
Moti sot i vranët dhe intervale me diell