Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e parë e Grupit të ri Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Në këtë takim, kryetari i VV’së dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i njoftoi deputetët me arritjet dhe sfidat për krijimin e koalicionit të ri qeverisës.
Kurti në këtë mbledhje i uroi fitoren deputetëve të Vetëvendosjes.
Njoftimi i plotë:
Nën kryesimin e kryetarit, Albin Kurti, sot u mbajt mbledhja e parë e Grupit të ri Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Me këtë rast u shpreh urimi i fitores të gjithë deputetëve si grupi më i madh parlamentar në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.
Pjesë e diskutimit të mbledhjes ishte edhe procesi negociator për krijimin e qeverisë, me ç’rast kryetari Kurti i njoftoi deputetët me arritjet dhe sfidat për krijimin e koalicionit të ri qeverisës.
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...