Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkuar për ngushëllime te familja e të ndjerit Sylejman Shaqiri, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës dhe gazetar e redaktor.
Kurti ishte në Ferizaj së bashku me anëtarët në detyrë të kabinetit qeveritar.
“Profesionist me kompetencë dhe integritet, qytetar me bujari e patriotizëm, ferizajas me dije e shije, Sylejman Shaqiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme, kontribut të paçmueshëm dhe kujtime të paharrueshme te të gjithë ne që e njohëm dhe te shoqëria mbarë”, shkroi Kurti në librin e ngushëllimeve.
Ai ishte në Ferizaj së bashku me anëtarët në detyrë të kabinetit qeveritar.
“Profesionist me kompetencë dhe integritet, qytetar me bujari e patriotizëm, ferizajas me dije e shije, Sylejman Shaqiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme, kontribut të paçmueshëm dhe kujtime të paharrueshme te të gjithë ne që e njohëm dhe te shoqëria mbarë”, shkroi Kurti në librin e ngushëllimeve.
Shaqiri vdiq të shtunën, teksa la pas vetes një karrierë të bujshme, e cila u çmua nga bashkëpunëtorët dhe rrethi i tij./Arbresh.info/

Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...