Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ngushëlluar familjarët e të vdekurve sot në aksidentin në magjistaren Prishtinë-Gjilan.
“Nga pozita zyrtare si kryetar i Lëvizjes, si dhe deputet i Republikës, si dhe nga ndjeshmëria njerëzore, sot uroj që ambasadorja e vendit mik, Turqisë, ta marrë veten sa më shpejt nga dëmtimet që morëm vesh se ia ka shkaktuar një aksident. Në të njëjtën kohë, shpreh ngushëllimet tona për familjarët e të dashurit e tre të vdekurve në të njëjtin aksident”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.
“Politikat e dështuara në administrimin e trafikut rrugor dhe kultura e papërgjegjësisë e cila merr modelin e keq nga disa njerëz të pushtetshëm, ka sjellë situatën ku shumë jetë po merren prej aksidenteve rrugore. Secili lajm i keq që kemi marrë na ka pikëlluar e dëshpëruar, dhe fatkeqësisht nuk kanë qenë pak”, shkruan ai.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/498409003992322
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...