Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka mbajtur tubim elektoral në Shtime, bashkë me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Qemajl Aliun.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka vlerësuar mbështetjen që kryetarët e komunave ku qeverisë Vetëvendosja u kanë dhënë fermerëve dhe bujqve, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Për bujqit dhe fermerët në nivel qendror kemi bërë shumëçka. Edhe në nivel lokal, në komunat ku ka qeverisur në katër vitet e fundit Lëvizja VETËVENDOSJE! kemi ndërmarrë politika dhe vendime që dëshmojnë mbështetjen tonë ndaj bujqëve dhe fermerëve e lehtësojnë punën e tyre.
Në Shtime kryetari Aliu e ka themeluar Drejtorinë e Bujqësisë si mekanizëm të ri institucional dhe i ka katërfishuar subvencionet për bujqit dhe fermerët. Për më tepër, janë ndërtuar 97 serra dhe po funksionalizohen 5 kanale kulluese për ujitje dhe mbrojtje të tokave bujqësore.
Qeverisja e Dr. Qemajl Aliut në Shtime është qeverisje edhe për bujqit e fermerët. Në mandatin e tij të dytë e në katër vitet e ardhshme mbështetja dhe vëmendja ndaj tyre do të rritet dhe punët e vendimet në përkrahjen e bujqëve dhe fermerëve do të shtohen./Arbresh.info
/
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...