Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti nga Prekazi përkujtoi sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e këtij vendi si simbol të kryengritjes dhe lirisë.
“Urime të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar! Sa herë që vjen 12 Qershori, rikthehemi në Prekaz, në këtë vend që paraqet kryeqytetin e kryengritjes sonë – në këtë vend të familjes së jashtëzakonshme Jashari, të jashtëzakonshëm, të papërsëritshëm, dhe të kryekomandantit Adem Jashari, kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ishte bartëse e procesit të lirisë.
Para 26 vjetësh, kjo luftë u shoqërua edhe me ndërhyrjen e avionëve të NATO-s kundër Serbisë – armike, agresore, pushtuese, okupatore dhe, mbi të gjitha, shoviniste dhe antishqiptare.
Me 12 Qershor jemi të mbushur me krenari për të arriturat tona, për shtetin dhe lirinë që gëzojmë, por njëkohësisht edhe me mall e pikëllim për ata bij e bija që nuk janë më në mesin tonë – e që ishin më të mirët, sepse u sakrifikuan dhe u flijuan për çlirimin e vendit dhe për lirinë e popullit.
Lavdi kryekomandantit Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar”, tha Albin Kurti./rtk
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...