Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, sot kanë vendosur lule tek Kulla e Jasharajve, në Prekaz në ditën e tretë të “Epopesë së UÇK-së”.
Kurti para mediave deklaroi se ata u mirëpritën nga Rifat Jashari.
“Sot në ditën e tretë të “Epopesë së UÇK-së bashkë me bacën Rifat dhe Kryetaren e Kuvendit vendosëm lule të freskëta tek vendi ku janë vrarë Ademi dhe Hamza”, njofton klan kosova.
“Sot është shtatë marsi Dita e Mësuesit baca Shaban ka qenë mësues, mësues popullor, mësues i Prekazit, mësues i Ademit, Hamzës dhe bacës Rifat, sot e kujtojmë në veçanti edhe atë në këtë ditë të veçantë”, ka thënë Kurti.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan