Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dhënë detaje rreth takimeve që ka zhvilluar sot në Davos të Zvicrës.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se ditën e ka nisur në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në panelin me temën “Besimi, lidershipi dhe Amerika 250”.
“Vijuam takimet me sipërmarrës, si dhe bisedat në Shtëpinë e Kosovës me ish-ministrin britanik Rory Stewart, dhe dy panele mbi demokracinë, sigurinë, qeverisjen dhe mundësitë për investime mes eskpertëve të fushës dhe studiues. Me ftesë nga Forumi Ekonomik Botëror, u bëmë bashkë me liderë shtetërorë e qeveritarë dhe udhëheqës nga organizata ndërkombëtare, në darkën e organizuar këtë mbrëmje në kuadër të Forumit”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër