Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në vizitë zyrtare në Davos të Zvicrës në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror për një takim të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor.
Nga atje, Kurti përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar zëvendës Presidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe Ministrin e Ekonomisë së Zvicrës, Guy Parmelin, raporton arbresh.info.
“Në Davos takova Zëvendës Presidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe Ministrin e Ekonomisë së Zvicrës, Guy Parmelin. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën. Theksuam rëndësinë e mërgatës sonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona”, shkruan Kurti.


Kurti bëri të ditur se në këtë forum ka takuar edhe kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin kanë potencuar se me Kroacinë, Republika e Kosovës ka të përbashkët të kaluarën, por edhe të ardhmen brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
“Takova edhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. Biseduam për hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit të dialogut drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër. Ndërsa me Zëvendëskryeministrin e Ukrainës dhe Ministrin e Transformimit digjital, Mylkhailo Fedorov dhe Administratoren e USAID-it, Samantha Poëer, në Shtëpinë e Ukrainës në Davos diskutuam mbi transformimin digjital”, shkruan Kurti./arbresh.info/
LEXO EDHE
Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen për të diskutuar në Davos – Arbresh.info
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...