Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panelin e liderëve me temë “Përfaqësimi i Ndryshimit”, në Forumin për Diplomaci në Antali.
E nga atje, Kurti ka thënë se ndryshimi politik ka nevojë për një lëvizje: një kauzë, një organizatë dhe një përpjekje, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Sot në Forumin për Diplomaci në Antali, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panelin e liderëve me temë “Përfaqësimi i Ndryshimit”.
Bashkë me Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, Presidentin e Guinea Bisaut, Umaro Sissoco Embaló dhe Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić, biseduan mbi rininë, drejtësinë dhe punësimin.
Ndryshimi politik ka nevojë për një lëvizje: një kauzë, një organizatë dhe një përpjekje, tha Kryeministri Kurti, thuhet në postim./arbresh.info/



Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail
Psikologët: Shtatë zakone të mëngjesit e përkeqësojnë ankthi...