Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nga janari i vitit të ardhshëm, paga minimale në Kosovë vend bëhet 425 euro bruto, nga 350 euro sa është tash.
Tutje, ai ka bërë me dije se siç edhe është paraparë nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, shkruan Arbresh.info.
“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri. Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje.”, ka shkruar Kurti.
“Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë.”, thuhet tutje./Arbresh.info
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...