Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi vizitën në Cyrih duke u takuar me kompani të sektorit të teknologjisë e të njohura ndërkombëtarisht si Belimo, Migros, Bühler, PostFinance, Galenika, Xebia, Allianz.
Përgjatë bashkëbisedimeve me drejtues dhe përfaqësues të lartë të këtyre kompanive, kryeministri Kurti i njohu ata me rritjen ekonomike dhe progresin demokratik të Kosovës, dhe me arritjen e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me shtete EFTA muajin e kaluar, anëtare e së cilës është Zvicra.
Në takim, kryeministri veçoi sektorin e teknologjisë së informacionit, me infrastrukturën digjitale e cila ka njohur hov të ri përparimi në tri vitet e fundit. Përmendi përhapjen e brezit të gjerë të internetit në të gjithë vendin dhe me teknologjinë 5G, mbi 2000 kompanitë në sektorin e teknologjisë të cilat eksportojnë shërbime edhe jashtë vendit, shërbimet dhe portalet që lehtësojnë qasjen e qytetarëve e realizuar përmes e-Kosova që tashmë ofron mbi 200 shërbime, si dhe mbështetja e të rinjve që angazhohen në këtë sektor përmes trajnimeve profesionale dhe bursave studimore.
Ai i ftoi kompanitë që të investojnë në Kosovë, të bëhen pjesë e ekosistemit teknologjik dhe zhvillimor të vendit tonë por edhe pjesë e një mjedisi të mirë të të bërit biznes./Arbresh.info


Netanyahu pranon të bashkohet me `bordin e paqes` të Trump
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...