Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe me zëvendësministrin, Mentor Arifaj kanë vizituar sot Postën e Kosovës.
Pas përfundimit të vizitës në Postë, Kurti para mediave tha se në këtë takim u diskutuan shumë çështje që ndërlidhen me Postën e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Sipas Kurtit, gjatë muajit maj të këtij viti, Posta e Kosovës ka realizuar të hyra më të larta se shpenzimet.
“ I diskutuam shumë çështje të Postës së Kosovës dhe gjithashtu sfidat dhe vështirësitë që i kanë. Por, lajmi i mirë është se në muajin maj të këtij viti kemi pasur bilanc pozitiv në Postën e Kosovës, të hyrat janë më të larta se shpenzimet. Dhe ky është natyrisht rezultat i punës së përbashkët të këtij kolektivi, i cili ofron univerzal të shtetit”, tha Kurti.
Ai ka falënderuar stafin dhe punëtoret e Postës, të cilës sipas tij, për shërbimet e shpejta dhe cilësore që ua ofrojnë qytetarëve të Kosovës, duke u premtuar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës ndaj kësaj ndërmarrje publike.
“Ne zotohemi se do të bashkëpunojmë me Postën e Kosovës, dhe do t’i mbështesim në mënyrë që shërbimet te tyre të jenë edhe më të shpejta dhe më cilësore” ,tha Kurti./arbresh.info/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale