Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Vjenë ku mori pjesë sonte në ceremoninë hapëse të edicionit jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës.
Para të pranishmëve, në fjalën e tij përshëndetëse, ai u shpreh shumë i nderuar të qëndrojë para tyre, në këtë ngjarje, të bashkuar nga një vizion të përbashkët për prosperitetin e rajonit tone, përcjell Arbresh.info
Gjatë fjalës së tij, Kurti përmendi edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku humbi jetën heroi, Afrim Bunjaku ku tha se sulmet e tilla janë kujtues të sfidave që po përballemi.
“Në cepin tonë të Evropës, në Ballkanin Perëndimor, ne jemi shumë të vetëdijshëm se si jehonat e konfliktit prekin jetën dhe aspiratat e njerëzve tanë. Aktet e fundit terroriste në vendin tonë, të cilat mizorisht i morën jetën një oficeri policie të përkushtuar, janë kujtues të ashpër të sfidave me të cilat përballemi. Këto nuk janë vetëm sulme ndaj Kosovës, por edhe ndaj idealeve që ne i mbajmë të dashura – bashkëjetesës paqësore, demokracisë liberale dhe shtetit të së drejtës si thelbi i shtetit tonë të begatë.
Ndër të tjera, ai u shpreh i vendosur në detyrën për të mbrojtur sigurinë e vendit.
“Si kryeministër i Kosovës, jam i vendosur në detyrën time për të mbrojtur sigurinë e vendit tonë, për të garantuar mirëqenien e çdo qytetari dhe për të krijuar një mjedis ku prosperiteti ekonomik mund të lulëzojë i papenguar nga frika dhe i disponueshëm për të gjithë.”, tha ai.
“Ne qëndrojmë të përkushtuar për rritjen e masave të sigurisë, jo vetëm brenda kufijve të Republikës sonë, por si një përkrahës aktiv i paqes dhe sigurisë rajonale.”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...