Gjatë fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Akademinë Diplomatike të Vjenës, u përmendën fakte rrëqethëse nga krimet e bëra të Serbisë në Kosovë.
Kurti kujtoi se si në Serbi, në lumin Danub afër fshatit Tekija, një peshkatar e kishte vërejtur një objekt që notonte mbi ujë dhe zbuloi se ishte një copë kamioni.
Më pas e ka thirr një zhytës dhe në fund të lumit ata kanë gjetur një kamion ngrirës të thertores.
“Ndërsa nxjerrin kamionin nga uji, këmbë të njerëzve fillojnë të bien nga pjesa e pasme e kamionit. Hapin dyert dhe brenda gjejnë 86 trupa, dhe tre koka. Mes tyre është edhe trupi i një vajze të vogël vetëm 7-vjeçare. Ndërsa kontrollonin gjërat e saj, ata gjejnë çantën e saj të shkollës. Brenda çantës është një fletore e UNICEF-it, lapsa me ngjyra dhe një kukull e vogël. Në fletore kishte vizatime të shtëpive dhe luleve”, tregon Kurti.
Ai tutje shtoi duke thënë se vogëlushja u vra në Kosovë, u fut në kamionin ngrirës të thertores dhe u fundos në fund të lumit, dhe se pasi e gjetën, së bashku me trupat e tjerë e ngarkuan në një kamion tjetër dhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku i dërguan ata trupa.
“Ne nuk e dimë emrin e vajzës, si dukej ajo dhe kush janë prindërit e saj. Ajo është në mesin e 1617 personave të zhdukur me forcë. Ndërsa ne e dimë se ajo nuk do të kthehet më te shtëpia dhe te lulet që ka pikturuar, nuk do t’i shohim kurrë me të, ne do ta tregojmë gjithmonë historinë e saj dhe nuk do të ndalemi kurrë derisa të dihet fati i saj. Dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë atë dhe 1133 fëmijët që u vranë nga Serbia gjatë viteve 1998-99″, deklaroi mes tjerash kryeministri Kurti./arbresh.info/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata