Shef i Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Vehbi Miftari ka komentuar vizitën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Vatikan ku mori pjesë në , në një koncert të Korit të Operës së Kosovës në Bazilikën Santa Maria in Aracoeli.
Përmes një komenti në postimin e Kurtit në Facebook, Miftari e ka pyetur Kurtin se kush është marrë me organizimin e vizitës së tij, nëse jo Misioni i Kosovës në Vatikan.
“Kryeministër! Ishit në Vatikan? Po Misioni i Kosovës në Vatikan, a ishte aty, ashtu siç e kërkon praktika diplomatike dhe sjellja shtetërore? A e kishit vënë në dijeni? Kush u mor me organizimin, nëse jo misioni juaj në shtetin e Vatikanit?”, ka shkruar Miftari./21Media

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...