Lideri i VV’së Albin Kurti ka takuar sot rapoturesin në PE për Kosovën Igor Soltesin.
Kurti gjatë takimit theksoi se për shtetndërtimin dhe zhvillimin e vendit bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB.
Postimi i plotë i VV’së në Facebook:
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti ka zhvilluar një takim me raportuesin e Bashkimit Evropian për Kosovën, z. Igor Šoltes. Gjatë takimit është biseduar për situatën politike dhe institucionale në Kosovë, për drejtësinë dhe EULEX-in e po ashtu për dimensionin social e ekonomik të vendit.
Z. Kurti gjatë takimit theksoi se për shtetndërtimin dhe zhvillimin tonë bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB që po premtohet pa mbulesë dhe se tash kur shënojmë një dekadë të EULEX-it mund të themi se ai ka dështuar sa i përket si krimeve të luftës po ashtu edhe krimeve të paqes.
Ky takim ishte në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me përfaqësuesit dhe zyrtarët nga Bashkimi Evropian.
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...
Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve