Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar për takimin me mërgatën në Zvicë.
Në postimin e tij në Facebook, ai vleësoi punëne mërgatës në rrugëtimin drejt shtet shtetndërtimit dhe zhvillimit, ashtu edhe lidhjes së Kosovës me Zvicrën, shkruan Arbresh.info.
“Zvicra është një pikëtakim i veçantë me mërgatën tonë të shkëlqyeshme. Puna dhe dedikimi i bashkatdhetarëve në këtë vend i ka dhënë një peshë të rëndësishme si rrugëtimit tonë drejt shtetndërtimit dhe zhvillimit, ashtu edhe lidhjes së Kosovës me Zvicrën.”, ka shkruar Kurti.
“Në tubim mbrëmë, shpreha mirënjohje të thellë për kontributin që jep mërgata në forcimin e ekonomisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Duke sjellë me vete aftësi profesionale, resurse dhe ide të reja, bashkatdhetarët tanë jashtë kufijve mbeten një vlerë e shtuar për zhvillimin e Kosovës.”, shtoi ai.
Tutje, kryeministri Kurti ka inkurajuar ata që të kthehen dhe të jenë pjesë e transformimeve pozitive që po ndodhin.
Po ashtu, ua rikujtoi rëndësinë e regjistrimit për të votuar, me afatin që përfundon më 26 dhjetor.
“I inkurajova që, ashtu siç po bëjnë tashmë shumë të tjerë, të kthehen dhe të jenë pjesë e transformimeve pozitive që po ndodhin. Gjithashtu, rikujtuam rëndësinë e regjistrimit për të votuar, me afatin që përfundon më 26 dhjetor. Bashkë, me përkushtim dhe vizion të qartë, do të vazhdojmë të punojmë për Kosovën që e duam.”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri