Në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kongresistes Elissa Slotkin u diskutua për marrëdhënien e veçantë të dy vendeve tona, zhvillimet gjeopolitike në Evropë dhe sigurinë e rajonit pas agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, thuhet në një komunikatë për media.
Kryeministri Kurti e njoftoi kongresisten Slotkin për vendimet, politikat dhe rezultatet kryesore të qeverisjes së deritanishme, me theks te rritja ekonomike dyshifrore, luftimi i korrupsionit dhe përmirësimi i indikatorëve të demokracisë sipas vlerësimeve të raporteve të organizatave ndërkombëtare.
Ai shtoi se duke iu bashkëngjitur botës demokratike në dënimin e agresionit rus dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe duke strehuar qytetarët afganë në Kosovë, Kosova ka treguar lidership dhe ka dëshmuar se është partnere e besueshme e aleatëve të saj.
Në anën tjetër, kongresistja Slotkin i uroi mirëseardhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tha se asnjë shtet nuk mund të qëndrojë neutral në mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se edhe një herë jemi në një epokë që çdo shtet duhet të zgjedhë anë.
Më tej, ajo e falënderoi kryeministrin Kurti dhe Republikën e Kosovës për ndihmën që i kanë ofruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës në strehimin e qytetarëve afganë.
“Faleminderit për ndihmën tuaj atëherë kur kishim nevojë shumë për ju”, tha kongresistja Slotkin. Ajo gjithashtu shprehu mbështetjen e saj të plotë për Republikën e Kosovës dhe aspiratat e saj për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti në NATO./arbresh.info/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...