Në një pritje të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Strasburg, kryeministri i vendit Albin Kurti, deklaroi se sot Kosova ka përmbyllur një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës, duke theksuar se veprimet e Kosovës e kanë bërë të qartë se vendi beson fuqimisht te vlerat e Këshillit të Evropës.
“Ne besojmë dhe i zbatojmë të drejtat e njeriut që e bëjnë bashkë universalitetin, dinjitetin njerëzor dhe perspektiven sociale. Ne besojmë dhe i ndajmë të gjitha këto vlera dhe ky këshill na bënë të gjithëve bashkë në mbrojtje të secilit person”, tha Kurti.
Ai tha se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka paraqitur raportin ku është theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtar të KiE-së.
“Përmbi 80% të votave PRO, është pranim dhe njohje e përpjekjeve të shtetit tonë, është rezultat i punës së madhe bashkëpunimit dhe takimeve të shumta”, tha Kurti.
Kryeministri i vendit falënderoi ministren Gërvalla, ambasadorin e Kosovës në Strasburg dhe delegacionin parlamentar që e kanë shtyrë përpara këtë hap të Kosovës drejt anëtarësimit në KiE./rtk
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...