Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbajtur një tubim në Shipol të Mitrovicës, në përkrahje të Faton Pecit për kryetar të kësaj komune.
Kurti është pritur në takim nga banorët e Shipolit teksa tha se nga ai vend, ngrihet Mitrovica dhe nis kapitulli i mirëqenies dhe progresit, me Fatonin kryetar.
“Në Shipol fillon ndryshimi, Shipoli e bën dallimin. Nga aty ngrihet Mitrovica dhe nis kapitulli i mirëqenies dhe progresit, me Fatonin kryetar të Mitrovicës. Falemnderit për besimin dhe për mbështetjen”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot