Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka vizituar dy komuna e Maqedonisë së Veriut atë të Çairit dhe të Tetovës.
Kurti, i shoqëruar nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në manifestimin mirëseardhës që u organizua për nder të tij, në sheshin “Iliria”.
Ai tha se është e vështirë të gjendet një tjetër popull të paktën në Evropë, për të cilin gjeografia ka qenë kaq përcaktuese dhe e rëndësishme për historinë e tij, siç është për ne shqiptarët.
Duke përshkruar distancën ajrore mes Prishtinës dhe Tetovës, e që është vetëm 74 kilometra, por si distancë rrugore, Prishtina dhe Tetova janë larg njëra tjetrës 122 kilometra, kryeministri Kurti tha se përtej këtyre dy shifrave, ku rrugorja është gati sa dyfishja e ajrores, ka edhe një dimension të tretë, që është ai kohor.
“Duke shkurtuar rrugët, ne fitojmë kohën. Ashtu siç e përjetova unë sot, si një rrugë të shkurtër dhe që mund të shkurtohet edhe më shumë, sepse me ngazëllim dhe dëshirë erdha t’ju takoj juve sot e sonte këtu. E tash, në këtë pikë, nuk e kam fjalën për rrugët automobilistike dhe autostradat, por për rrugët më të rëndësishme që janë rrugët e bashkëpunimit dhe të bashkërendimit mes neve, mes Prishtinës dhe Shkupit dhe Tiranës, Tetovës e Gostivarit, Kumanovës e Preshevës, Shkodrës dhe Ulqinit që të jetojmë më mirë e të zhvillohemi më shumë pa dallim e pa diskriminim”, thuhet në komunikatë.
Në fund, Kurti tha se aleanca veri atlantike NATO-ja, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë platforma vlerore e cila na sjellë mbrojtje e siguri sidomos në këtë kohë kur imperializimi rus e riktheu luftën në kontinentin tonë evropian.
“Maqedonia e Veriut, sa ma afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, e sa ma larg Serbisë e cila nuk po distancohet as nga Millosheviqi dhe as nga Putini, aq ma afër ajo, pra aq ma afër Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe aq më i sigurt do të jetë rajoni ynë i Ballkanit. E për këtë ne duhet ta ndihmojmë e do ta përkrahim Maqedoninë e Veriut”, tha kryeministri.
Më tej, ai tha se është aty si Kryeministër i Republikës së Kosovës, në një vizitë vëllazërore me shqiptarët e trevave të Maqedonisë së Veriut, fqinjit tonë të mirë dhe vendit mik që na ka njohur si shtet neve Republikën e pavarur të Kosovës që në krye të herës dhe me të cilin kemi aq shumë shkëmbime në të gjitha fushat dhe marrëdhënie të mira ndërshtetërore. /Arbresh.info/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit