Performanca Industriale 2025 dhe planet për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për vitin e ardhshëm, janë prezantaur në konferencën vjetore të organizuar nga MINT dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA.
Në fjalën e tij të rastit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se Kosova është një adresë serioze për investime afatgjate.
“Borxhi ynë publik është më i ulti në Evropë, rreth 16% të bruto produktit vendor, që ka mundësuar që qeveria e Kosovës të ketë politika sovraniste, pastaj rritja ekonomike mbi 4%, vlerësimi kreditor sovran i konfirmuar 2B-, sektori bankar përgjithësisht i kapitalizuar mirë, këto s’janë veç numra për raporte por garanci për juve sipërmarrës se Kosova është një adresë serioze për investime afatgjate”, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë kësaj konference.
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...