Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për progresin dhe partneritetin

15:18 | 14 Shkurt 2026
E.K

Takimi i radhës i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Mynih, u mbajt me ish-kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, i cili tashmë mban rolin e Administratorit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Kryeministri theksoi progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës përgjatë këtyre 5 viteve, të dëshmuar edhe përmes renditjeve pozitive në indekse ndërkombëtare.

Shprehu mirënjohjen ndaj UNDP për përkrahjen përmes projekteve të ndryshme, mbështetjen për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunimin e frytshëm. Përgjatë bisedës u diskutuan edhe mundësitë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.

Kryeministri ngriti po ashtu rëndësinë në qasjen e Kosovës në Fondet Vertikale të Klimës dhe Mjedisit, sikurse në Fondin Global të Mjedisit (GEF) dhe Fondin e Klimës së Gjelbër (GCF), qasje që mundëson avancimin e agjendës së tranzicionit të gjelbër./Arbresh.info