Kurti: Në KEK ka pasur keqpërdorime edhe në të kaluarën, por nuk janë trajtuar nga prokuroria

12:00 | 20 Prill 2023
A Z

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth rastit të arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqi.

Kurti tha se në KEK ka pasur keqpërdorime edhe në të kaluarën, por nuk janë trajtuar nga ana e prokurorisë.

“Është e vërtetë që pati një gëzim opozitar për arrestimin e kryeshefit Krasniqi, mirëpo ky është fakt i opozitës, nuk është fakt i çështjes. Ne e dimë që ka pasur shumë kryeshefa në KEK, ka pasur keqpërdorime marramendëse, mirëpo asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë përkatësisht nga prokuroria”, tha Kurti.

Ai theksoi se me rastin e kryeshefit të KEK-ut ka pasur gëzim tek opozita.

“Është e vertëtë që dje u arrestua kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi. Ai është në ndalje per 48 orë. Eshte sistemi i drejtësisë që merret me çështjen e drejtësisë. Kjo çështje ka fakte urojmë që ato të mërren me profesionalizëm dhe përpikëri”, theksoi Kurti në seancën e Kuvendit./Arbresh.info/