Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe para arkivolit të regjisores Vjosa Berisha, të vendosur në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
“Prishtina si kryeqytet i Republikës, artdashësit dhe mbarë qytetarët e vendit tonë, kanë mbetur pa një grua e cila me optimizmin, pozitivitetin e saj, por gjithashtu edhe me talentin e saj i dha shumë kulturës dhe artit te ne. Përfshirë këtu filmat në të cilët punoi dhe festivalin që e organizoi me emrin “PriFest” e i cili u bë një vend në të cilin ne takonim artistë e aktore të famshme nga bota, që edhe vizitonin Kosovën, por njëkohësisht edhe kontribuonin për vendin tonë që të futet në hartën e artit edhe kulturës botërore, tha kryeministri Kurti në deklarimin para mediave pas homazheve”, tha Kurti.
Me dhembje e me mall, me pikëllim, por njëkohësisht edhe me krenari që e patëm e për kontributin që ka dhënë e do të jetojë me ne, e kujtojmë me shumë nderim artisten dhe producenten Vjosa Berisha, tha ai.
Ndërsa në Librin e zisë, kryeministri shkroi: “Regjisore dhe producente, artiste dhe udhëheqëse e festivalit, Vjosa Berisha ka lënë trashëgimi të çmuar për kulturën tonë dhe brezat e ardhshëm. Gjysëm shekulli jetë që ia ka vlejtur sa një i tillë!”/arbresh.info/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...