Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi këtë mëngjes Ligatinën e Hencit, bashkë me 15 fotografë, të cilët pasqyrojnë përmes fotove botën e kafshëve të egra dhe natyrën e vendit tonë.
Teksa pa nga afër mënyrën e tyre të punës dhe formën se si operojnë, kryeministri u njoh dhe me sfidat me të cilat ata përballen në vendin e punës dhe rreziqet të cilat mund të shfaqen.
Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë në adresimin e këtyre sfidave në mënyrë që puna e tyre të jetë më produktive dhe lehtë e përballueshme.
Ai i falënderoi fotografët për punën e kontributin e tyre në fushën e fotografisë dhe dokumentimit të botës së egër në vendin tonë./Arbresh.info/




Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...