Shpend Ahmeti u largua nga Lëvizja Vetëvendosje, duke ngritur Partinë Socialdemokratike, të cilën edhe e drejton.
Albin Kurti thotë se nuk e ka kuptuar ende se përse u largua, por mbetet i bindur se krisja nuk dëmton Vetëvendosjen.
“Nuk ka ndarje të Lëvizjes Vetëvendosje, por dalje të disa personave, të cilët nuk i kanë bërë dëme asaj, por vetes së tyre. Fryma e Vetëvendosjes është ajo që ne mbajmë anëtarësinë tonë. Për mua janë ende enigmatike të gjitha qëllimet e kësaj daljeje nga Lëvizja Vetëvendosje, kur dihet që ne do të jemi qeverisja e ardhshme”, thotë ai.
Duke folur në një intervistë në Top Channel, Kurti deklaroi se nuk ishte në dijeni të ambicieve të Shpend Ahmetit, i cili gjatë përplasjeve brenda Vetëvendosjes u përpoq të ndërmjetësojë mes fraksioneve.
“Shpend Ahmeti doli që nuk ka qenë ndërmjetësues, pasi është bërë kryetar i një partie tjetër. Mua s’më ka thënë asnjëherë se kishte ambicie për t’u bërë kryetar, por e kishte mendjen vetëm te kryeqyteti”, deklaron Kurti.
Është i bindur që ndarja nuk e dobëson Lëvizjen.
“Sondazhet sot tregojnë se del fituese në zgjedhjet e reja, ndërsa partia e re maksimumi do të shkojë dy për qind”, vijon ai.
Në Prishtinë e Tiranë vihet re një “izolim” i Vetëvendosjes nga ana e partive tradicionale. Kurti nuk shqetësohet për këtë.
“Miqtë e mi që kam në Shqipëri janë shumë më të ndershëm se miqtë që Edi Rama ka në Prishtinë”, thotë ai.
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...