Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e Ditës së Përkujtimit ka nderuar trimat që kanë sakrifikuar jetën për ta mbrojtur lirinë.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti theksoi se u është mirënjohës përjetësisht forcave të Amerikës, përcjell Arbresh.info.
“Në Ditën e Përkujtimit nderojmë trimat që kanë sakrifikuar jetën për të mbrojtur lirinë. Ne në Kosovë jemi përjetësisht mirënjohës për mbrojtjen e jetës dhe lirive tona që na kanë dhënë forcat amerikane”, ka shkruar Kurti.
Më tej, Kurti tha se kjo mbrojtje është e pranishme sot kur forcat e KFOR-it, siç u shpreh ai, ndihmojnë institucionet e Kosovës ta ruajnë paqen.
Kujtojmë se aktualisht, në tri komunat e veriut po protestohet kundër kryetarëve shqiptarë, të cilët i fituan zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Në ato pjesë, përpos Policisë së Kosovës, po qëndrojnë edhe trupat e KFOR-it.
On Memorial Day we honor the brave who have sacrificed their lives to defend freedom. We in ?? are eternally grateful for the protection of our lives & freedoms that U.S. forces have given us. This protection is present today when KFOR forces help our institutions maintain peace.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2023
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan