Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në Brdo të Sllovenisë se kanë kaluar më shumë se tre vjet që kur Komisioni Evropian rekomandoi për të dytën herë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Dhe është bërë një padrejtësi e madhe, mungesë e drejtesisë për qytetarët e vendit tonë, që vuajti shumë. Ne shpreojmë se ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë prapa miratimeve të tyre dhe ky është zgjerimi. Si projekti më i rëndësishmë në procesin historik të paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, BE-ja duhet të vazhdojë zgjerimin dhe kështu bëhet Evropë, dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë rajoni që i mungon të bëhet Evropë. Ne jemi në Evropë, por BE-ja duhet të bëhet Evropë”, deklaroi Kurti para medieve, raporton arbresh.info.
Ai shpreson që së shpejti pesë vendet mosnjohëse do t’i bashkohen vendeve të tjera që e njohin Kosovën, por përsëri për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në është shprehur kritik.
“Ne jemi kritikë, por pa qenë të hidhwriar dhe pa qenë të frikësuar. Jam kritik pasi ka mundur të jetë më mirë. Jam ende me shpresën se BE-ja po i qëndron besnike thelbin të saj, që është zgjerimi. Konsolidimi i brendshëm i BE-së dhe zgjerimi i jashtëm nuk janë reciprokisht ekskluzive.”
Ai ka përsëritur faktin se Kosovës nuk është furnizuar me vaksina nga Rusia apo Kina, siç kanë bërë vendet e rajonit, si dëshmi për vizionin e Kosovës drejtë integrimeve evropiane.
“Natyrisht se jo. Ne kurrë nuk e kemi marrë as edhe një vaksinë nga Rusia apo Kina. BE-ja është fati ynë.”
Kurti është pyetur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne po bëjmë më të mirën dhe e vetëmja zgjidhje e qëndrueshme afatgjate është njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Na duhet sundimi i ligjit kundërejt korrupsionit dhe oligarkëve”./arbresh.info/
LEXO EDHE
Agjenda e samitit| BE e qartë: E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE
Plani Ekonomik dhe i Investimeve prej 30 miliardë eurosh i BE-së për Ballkanin Perëndimor
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh