Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ndërtesat shumëshekullore që pasqyrojnë aftësitë artizanale të mjeshtërve tradicional po mbrohen dhe rijetësohen me kujdes, përkushtim e profesionalizëm.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se Hamami i Gazi Mehmed Pashës, e komplekset e banimit të familjeve Sokoli, Dorambari e Bardhi nga rreziku për shkatërrim u shndërruan në pasuri, shkruan Arbresh.info.
“Hamami i Gazi Mehmed Pashës, e komplekset e banimit të familjeve Sokoli, Dorambari e Bardhi, disa nga kryeveprat e arkitekturës tradicionale, nga rreziku për shkatërrim i shndërruam në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm.”, u shpreh ai.
“Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen.”, përfundoi Kurti./Arbresh.info./
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova