Në 24 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti ka nderuar shtatoren e Zahir Pajazitit në Prishtinë.
Kurti, thotë se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ishin kushtrimi çlirimtar i luftëtarëve të paepur.
“24 vjet më parë në Pestovë të Vushtrrisë u vranë nga policia serbe Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Ata ishin kushtrimi çlirimtar i luftëtarëve të paepur. Serbia vendoste prita vrastare, mirëpo UÇK-ja bëhej e pandalshme. E në të njëjtën ditë, me 31 janar, por edhe shtatë vjet më herët sesa rënia heroike e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, pra në vitin 1990, në Gjakovë, sërish policia serbe, vrau në demonstratën për liri dhe republikë Fatmir Kërleshin dhe Xhevat Hoxhën”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Lagja “Gecë” ku ranë këta dy dëshmorë, sipas tij, sot quhet Parku i Lirisë.
“Në historinë tonë pothuajse nuk ka ditë dëshmori që nuk është edhe ditë e një dëshmori tjetër në një kohë tjetër. Jo vetëm shumë i lartë por edhe gjatë i shtrirë në kohë është çmimi i lirisë sonë”, u shpreh Kurti./arbresh.info/
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...