Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka takuar sot studentët e komuniteteve ashkali, egjiptian dhe rom të cilët janë përfitues të bursave të ndara nga ministria.
Në këtë takim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Nagavci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha Qeveria është duke punuar me përkushtim për krijimin e të drejtave të barabarta në arsim.
“Që kur e kemi pranuar detyrën, kemi ndërmarrë një sërë veprimesh përfshirë ofrimin e arsimit të lartë pa pagesë e ndarjen e bursave në mënyrë që të fuqizojmë dhe përkrahim gjeneratat e reja. Bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, takuam studentët e komuniteteve ashkali, egjiptian dhe rom, të cilët janë përfitues të bursave sipas Marrëveshjes mes dy ministrive”, ka shkruar ministrja Nagavci.
Nagavci mes tjerave kërkoi nga të rinjtë në komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian që të arsimohen sepse sipas saj mbështetja për studentët nuk do të ndalet.
“Studentëve u uruam suksese me porosinë që të shërbejnë si promotorë e të nxisin të rinjtë në komunitetin e tyre që të arsimohen. Në muajin nëntor kemi hapur thirrjen për përkrahjen financiare të studentëve nga radhët e komuniteteve ashkali, egjiptian dhe rom në vlerë prej 1 mijë euro. Mbështetja jonë për studentët nuk do të ndalet dhe do të jetë e vazhdueshme”, u shpreh Nagavci./arbresh.info/
Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo rikthehen në “Big Brother VIP ...
Messi nuk pranon t’i ulet paga te PSG
U konfliktuan për një borxh, shqiptari qëllon 6 herë me armë...
Peja tregon forcën përpara ndeshjeve të “Play-off-it”
Mbështetja për Ukrainën, temë diskutimi në takimin e NATO-s ...
Antoneta lë shtëpinë e Big Brother