Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin egjiptian, me rastin e shënimit të Ditës Memoriale të këtij komuniteti, të organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Në këtë tryezë, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deputeti Fridon Lala dhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti egjiptian, u diskutua për sfidat dhe mundësitë për komunitetin egjiptian në Kosovë.
Duke iu uruar mirëseardhje në ndërtesën e Qeverisë, me rastin e shënimit të Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian, Kryeministri Kurti, shprehu falënderimet e tij për kontributin e dhënë nga ky komunitet në Republikën e Kosovës, si dhe theksoi se është mirënjohës edhe për mundësitë për bashkëqeverisje përmes Zyrës së Kryeministrit dhe Kuvendit të Kosovës.
Kryeministri shtoi se Qeveria jonë ka mbështetur të gjitha komunitetet pa dallime, prandaj edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka ndarë tre milionë euro, si dhe një milion për projekte infrastrukturore për komunitetet, familjet e të cilave nuk kanë shtëpi apo kanë nevojë për renovime.
Si hap të rëndësishëm për realizimin e kuotës për punësim në institucione, siç e parasheh ligji, ai veçoi krijimin e ekipit ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom në vendin tonë.
Ai nënvizoi përfitimet dhe mundësitë që platforma Superpuna dhe ajo “Kosova Generation Unlimited” paraqet për anëtarët e këtij komuniteti në përfitimin e aftësive të punës dhe përfshirjes në tregun e punës.
Kryeministri Kurti, bëri thirrje që të këtë sa më shumë aplikime, sepse ato ofrojnë shance të artë për të rinjtë e komunitetit egjiptian dhe pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës./Arbresh.info/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...