Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Republikës së Kroacisë.
Kurti theksoi në fjalën e tij se shtetet tona janë aleatë në paqe, demokraci, në rrugën dhe fatin e përbashkët evropian. Gjithashtu, ai përmendi edhe komunitetin kroat në Kosovë dhe diasporën shqiptare në Kroaci për të cilat tha se të dyja shërbejnë si ura të respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona.
“Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella – të historisë, miqësisë dhe vlerave të përbashkëta. Kroacia ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Mbështetja juaj – politike, morale dhe praktike – ka qenë e palëkundur që atëherë. Për këtë, ne jemi thellësisht mirënjohës.” tha kryeministri.
Në këtë ditë të rëndësishme për popullin dhe shtetin kroat, kryeministri shprehu në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet për Presidentin Zoran Milanović, Kryeministrin Andrej Plenković dhe të gjithë qytetarët kroatë.
Në fund, kryeministri theksoi se së bashku, mund të kontribuojmë për një rajon të lirë, demokratik dhe të ankoruar fort në vlerat euroatlantike, duke shtuar se do të vazhdojmë të thellojmë lidhjet tona dypalëshe në tregti, arsim, kulturë dhe mbrojtje./Arbresh.info

Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...
Berisha pyetet për ish-krerët e UÇK-së: Zotëri unë jam kosov...
Risitë kryesore që priten në iPhone 18 – çfarë po plan...
Inteligjenca gjermane hetoi dronët misterioz, gjurmët i dërg...
Hyundai zbulon robotin MobED me AI për të lëvizur me stabili...