Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë dje në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni Amerikan i Kosovës për Edukim (Kosova American Education Fund – KAEF).
Në mesin e shumë mysafirëve, Kurti ishte folës kyç në këtë mbrëmje. Ai tha se është kënaqësi për të që të jetë në mesin e liderëve të talentuar të Kosovës, për të shënuar dhe nderuar arritjet e jashtëzakonshme të KAEF-it dhe kontributin e gjithsecilit prej bursistëve për të ardhmen e vendit.
Kryeministri u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës, e mbështetët plotësisht misionin e KAEF-it, duke e njohur faktin se investimin në rini është investim në të tashmen dhe në të ardhmen e vendit tonë.
“Për tash e dy dekada, KAEF ka ofruar 117 bursa të plota studimi në universitetet më të mira të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke krijuar kështu një rrejt profesionistësh që kthehen në Kosovës me aftësi të vlefshme dhe përkushtim për t’i rritur dhe vënë në shfrytëzim ato. Bursistët e diplomuar të KAEF-it kanë udhëhequr nisma të ndryshme në qeverisje, në sektorin privat, në organizata ndërkombëtare, duke kontribuar dhe ndihmuar përparimin e vendit”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit
Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe Shefi i Teknologjisë në Kabinetin e Kryeministrit, Lulëzon Jagxhiu janë të diplomuar të KAEF-it./Arbresh.info/


“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...