Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”.
Pasi tha se kjo tashmë është një ngjarje e konsoliduar me platformë të dialogut ndërkulturor, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, kryeministri shtoi se festivali ka një domethënie të veçantë personale sepse e ka përcjellë atë që nga hapi i parë.
“Festivali nuk është vetëm festë. Është pasqyrë e mënyrës se si Republika e Kosovës e kupton dhe e ndërton vetveten si shtet demokratik, i hapur dhe gjithëpërfshirës. Diversiteti kulturor është pjesë e identitetit tonë dhe një nga pasuritë e mëdha të Kosovës. Është pasuri që duhet ta ruajmë, ta promovojmë dhe ta përcjellim tek brezat e rinj”, tha kryeministri në detyrë Kurti.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...