Kurti: Moment historik, mbledhja e sotme në mes të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

14:09 | 16 Shtator 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media të përbashkët me Kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zev, e quajti mbledhjen e sotme si historike për bashkëpunimin në mes të këtyre dy qeverive, shkruan arbresh.info.

Kurti në fillim të konferencës u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave në spitalin e Tetovës si dhe atyre që humbën më të dashurit e tyre nga Covid-19.

“Mbledhja e sotme midis dy qeverive tona është moment historikë në bashkëpunimin midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut sivjet ka kremtuar 30 vjet të pavarësisë, Kosova 13 vjet të pavarësisë, dhe kjo ishte mbledhja e parë midis dy qeverive tona për ta intensifikuar dhe zgjeruar bashkëpunimin në shumë fusha. Ngushëllime të mija për vdekjen e 14 personave në spitalin modular në Tetovë si dhe të gjithë familjareve të cilët i kanë humbur më të dashurit e tyre në përballje me virusin covid-19, i cili më variantin e ri Delta po i godet rëndë vendet tona pikërisht për këtë ne diskutuam për bashkëpunim që të ia dalim në këtë krizë shëndetësore”, tha Kurti.

Tutje Kurti përmendi marrëveshjet e nënshkruara nga kjo mbledhje të cilat prekin disa fusha të ndryshme.

“Deri tash kemi pas 42 marrëveshje memorandumi të nënshkruara së bashku, sot nënshkruam 11 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, sikurse diaspora, turizmi, energjia, ekonomia, bujqësia, ndërmarrësi dhe inovacioni, sofa për forcat e armatosura pra sigurinë, kontrolli i transportit hekurudhor, lidhja e Brezovicës me Kodrën e Diellit-Papashafkën, rehabilitimi i tapmon zonës kufitare në Hanë të Elezit, bashkëpunimi ndërkufitarë etj, nderë to është edhe memorandumi i bashkëpunimit që do të për bëhet një komision i përbashkët për rrugën Prizren-Tetovë një aks i rëndësishëm për të dy qeveritë. Ky ishte zotim zgjedhor dhe synim programorë i qeverisë sonë që lidh edhe më ngushtë vendet tona ekonomit tona dhe qytetarët tanë. Para mbledhjes së dy qeverive me Kryeministrin Zaev zhvilluam një takim bilateral sa miqësor po edhe punë, folëm për rendësin e respektimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve pa dallim që jetojnë në vende tona si vlerë e popujve tanë, dhe bazë e mbështetur në praktikat ndërkombëtare’, deklaroi Kurti.

Po ashtu Kurti tha se Krimi i organizuar dhe korrupsioni mbesin pikat kyqe të luftimit të përbashkët.

‘Si vende me synime të përbashkëta për integrim evropian e kuptojmë që luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është parakusht tjetër i rëndësishëm andaj edhe në takimin tonë biseduam për nevoje  e bashkëpunimit sidomos ndere kufitarë në mënyrë që të kemi shoqëri të drejta e pa krim”, tha Kurti/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara