Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup të madh studentësh nga më shumë se 30 shtete të ndryshme të botës, që ndjekin studimet master në Vjenë të Austrisë dhe Venedik të Italisë. Ky grup studentësh po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një vizite studimore.
Ai i njoftoi ata me rezultatet kryesore të qeverisjes, reformat e ndërmarra dhe disa prej politikave kryesore të qeverisë, përcjell Arbresh.info.
Këtu ai veçoi shtesa për nënat e reja dhe fëmijët si dëshmi e kujdesit institucional për familjen, platformën e punësimin për të rinj SuperPuna, vendimin për ta bërë arsimin e lartë falas për të gjithë dhe rritjen eksponenciale të numrit të bursave për studentë sidomos në fushat STEM, mbështetjen për komunitetet jo-shumicë në vend, vëmendjen e shtuar ndaj efiçiencës së energjisë si në shtëpi private ashtu edhe në biznese, dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme.
Pas prezantimit hyrës të kryeministrit, studentët dhe profesorët e pranishëm parashtruan pyetje dhe zgjeruan diskutimin sipas fushave të tyre të interesit. Studentët dhe profesorët e pranishëm falënderuan kryeministrin Kurti për mundësinë dhe gatishmërinë e tij për t’i mirëpritur e për të diskutuar hapur. /Arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...