Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mirëpriti sot në ndërtesën e qeverisë pjesëmarrësit e edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana” të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e që po mbahet në Prishtinë nga data 9-12 dhjetor.
Gjatë bashkëbisedimit në lidhje me forumit dhe temat që forumi trajton, kryeministri Kurti foli për rëndësinë e diasporës për vendin tonë dhe nënvizoi disa nga karakteristikat e diasporës sonë që e bëjnë atë pjesë integrale e zhvillimit të vendit. Ndër to u veçua, motivimi i lartë dhe lidhja emocionale me vendin e origjinës, shkathtësitë, ekspertizën dhe rrjeti i kontakteve dhe bashkëpunëtorëve, si dhe vullnetin dhe gatishmërinë për të investuar dhe kontribuar në vend në të gjitha fushat.
Ai gjithashtu i njoftoi mysafirët me rezultatet e qeverisjes në rrafshin ekonomik dhe demokratik, ku edhe diaspora ka luajtur një rol të rëndësishëm, dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në Forumin “Ulpiana”, duke u uruar diskutime produktive përgjatë sesioneve dhe prezantimeve në këto tre ditë.
Forumi “Ulpiana”, si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend, synon rrjetëzimin e strukturave politike dhe institucionale që punojnë në krijimin e mekanizmave inovative për ndërlidhjen dhe angazhimin e diasporës, si dhe krijimin e mundësive për rrjetëzimin e pjesëmarrësve të qeverive të ndryshme në forum, me liderë globalë politikë, organizata akademike dhe të diasporës, si dhe industri të ndryshme. Në edicionin e dytë të këtij forumi ka pjesëmarrës dhe prezantime nga mbi 30 vende të botës dhe një gamë e gjerë profilesh./Arbresh.info




Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...