Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, mirëpritën në ndërtesën e qeverisë një delegacion të Odës Ekonomike të Gjenevës, të drejtuar nga Kryetari i saj, Vincent Subilia, e të përbërë nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, si arkitektura, menaxhimi i aseteve, pasuritë e paluajtshme, industria ushqimore, energjia dhe shërbimet juridike.
Gjatë takimit, anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës u njoftuan për trendet ekonomike në Kosovë dhe performancën makroekonomike të vendit.
“Nga kryeministri Kurti dhe ministri Murati u theksua se gjatë katër viteve të fundit ekonomia ka shënuar një rritje mesatare vjetore prej 6% të Bruto Produktit Vendor, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti rritja ka qenë 3.6%. Në këtë kontekst, pjesëmarrësit u informuan gjithashtu se Kosova ka marrë për herë të parë një vlerësim kreditor sovran nga agjencia Fitch Ratings me notën BB-, e cila është rikonfirmuar edhe në vitin 2024. Me tej, u njoftuan edhe me karakteristikat dhe përparësitë e vendit tonë për investime të huaja si kostoja e ulëta operative, mosha e re e popullatës, aftësia e fuqisë punëtore për të folur shumë gjuhë, sidomos anglisht dhe gjermanisht, dhe shkathtësitë në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit”, thuhet në njoftimin nga Presidenca.
Pjesë e diskutimit ishte po ashtu roli i diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit, ku diaspora u paraqit potencial për investime në sektorin e prodhimit, përmirësimin e eksporteve dhe forcimin e brendit kombëtar.
Në fund të takimit, u diskutuan mundësi të mëtejshme për bashkëpunim konkret ekonomik dhe përfshirja e bizneseve anëtare të Odës Ekonomike të Gjenevës në sektorë të caktuar në Kosovë./Arbresh.info
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan