Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim ditën e sotme historianin Oliver Jens Schmitt. Prezent në takim ishte edhe rektori i Universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani.
Profesori i historisë së Evropës Juglindore dhe autori e akademiku Schmitt po zhvillon aktualisht një turne në vendet e Ballkanit, ku po viziton dhe Kosovën e mban ligjërata e diskutime mbi rëndësinë e studimit të historisë së shqiptarëve.
Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë takim miqësor u bisedua mbi mundësitë e bashkëpunimit me historianin Schmitt dhe kontributin që mund të ofrojë qeveria në fushën e historisë dhe studimeve të saj, e gjithashtu edhe për rëndësinë e shtuar të historisë në politikën dhe gjeopolitikën aktuale botërore.
Kurti e vlerësoi atë për kontributin dhe angazhimin e tij në studimin dhe njohjen e historisë dhe kulturës shqiptare.
Javën e kaluar, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” përmes vendimit të Senatit, e nderoi atë me titullin Doktor Nderi – “Dr. Honoris Causa” – duke u bërë figura e shtatë në histori të këtij universiteti, të cilit i ndahet ky titull e nderim./Arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...