Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti në takim ditën e sotme ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama.
Fillimisht, Kurti e uroi ambasadorin për detyrën e re, gjersa theksoi se Japonia është një partnere e rëndësishme e Republikës së Kosovës.
Në vijim, ai e falënderoi Japoninë për mbështetjen e tyre dhe ndihmën nëpërmjet shumë projekteve, sikurse ato të realizuara përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, JICA.
“Kryeministri Kurti shprehu vullnetin e gatishmërinë për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy shteteve tona e intensifikimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të dyanshëm edhe më tutje në të ardhmen”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?