Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadoren jo-rezidente të Kanadasë për Kosovën, Jessica Blitt dhe një delegacion të senatoreve kanadeze, i përbërë nga senatorja Rebecca Patterson, senatorja Krista Ross dhe senatorja Mary Robinson.
Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë ndaj Kosovës, duke theksuar strehimin e mbi 7,000 refugjatëve gjatë luftës, si dhe kontributin e Kanadasë me mbi 2,000 ushtarë në KFOR dhe ndihmën zhvillimore prej mbi 150 milionë dollarësh që nga viti 1999, shkruan Arbresh.info.
Ai e uroi ambasadoren për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ftoi Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në takim u bisedua për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ku u veçua bashkëpunimi në Defender Europe 2025 dhe Programi për Trajnim Ushtarak i Kanadasë (MTCP) MTCP is Military Training Cooperation Program pas përfshirjes së Kosovës në nëntor 2024.
Kryeministri në detyrë shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për zgjerim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar teksa paraqiti mundësitë që Republika e Kosovës ofron në këtë drejtim.
Në takim gjithashtu u diskutua për sfidat rajonale të sigurisë, marrëdhëniet fqinjësore dhe temat aktuale.
Kurti e falënderoi për takimin dhe theksoi rëndësinë e Kanadasë për Kosovën, vlerat e përbashkëta demokratike që ndajmë dhe partneritetin e fortë dypalësh./Arbresh.info/
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen
Përparim Rama pret sot Dafina Zeqirin, do t’i dhurojë “Hyjne...
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...
Nuk ka pritje në pikat kufitare për të hyrë e për të dalë ng...
Kryetari Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtl...
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot